Deputeti i Lushnjes, Saimir Korreshi ka deklaruar me ironi ditën e sotme se nëse kryetari i Bashkisë së Tiranës ka vërtetë “b*** prej hekuri dhe jo prej fiku”, atëherë duhet të vinte në Komision.
Deklarata e Korreshit u bë në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, që ditën e sotme po trajton çështjen e prishjes së banesave në “5 Maj”.
Në mbledhje janë dhe banorët e 5 Majit, mirëpo kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka zgjedhur të mos jtë i pranishëm por është mjaftuar vetëm me një shkresë.
“Kam një pyetje për kryetarin e Bashkisë, nëse do prishej shtëpia e tij a do të ishte këtu? Nëse i ka prej hekuri dhe jo prej fiku atëherë të vijë këtu”, tha Korreshi.
Rikujtojme se “ne kemi b*** prej hekuri” u perdor nga kryetari Erion Veliaj, sipas nje audiopergjimi publikuar nga FSHF, ku Veliaj fliste me anetaret e shoqates sportive Tirana, per te treguar ‘forcen’ e tij perballe Kreut te FSHF, Armand Duka.