“Lobimi për shpalljen ‘Non Grata’ të Sali Berishës ka qenë 100% i nisur nga Shqipëria”

0
391

Aktivisti politik Sadri Kortoçi, është shprehur se lëvizja që ndërmori ish-Kryeministri Sali Berisha pas datës 9 shator, pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar historike.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Arndol Kariqi, ai tha se lëvizja e Berishës kishte një mbështetje shumë të madhe nga shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Sadri Kortoçi: Berisha kishte përkrahje shumë të madhe nga SHBA. Interesimi ishte shumë i madh. Ndihem i privilegjuar që mu dha mundësia që jem pjesë e lëvizjes së Berishës. Është një moment historik.

Përsa i përket shpalljes “Non Grata” ai tha se kishte lobim të nisur nga Shqipëria, ndërsa shtoi se DASH Duhet të paraqesë prova dhe fakte për këtë vendim.

Sadri Kortoçi: Arsyeja që DASH i dha Non Grata Berishës, nuk e shohim si ndonjë gjë të tmerrshme. S’do të shkosh në Amerikë nuk është ndonjë gjë e madhe. Mendoj se ka shumë lobime. Lobimi ka qenë 100% i nisur nga Shqipëria. Derisa DASH nuk jep asnjë lloj prove. Pa marrë parasysh se çfarë vendimi ka marrë DASH që mund të ketë qenë i gabuar, duhen fakte dhe prova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here