Noka nxjerr prapaskenat: Kërkonte të drejtonim protestat, pastaj ankohej në ambasada se dhunën e bënë njerëzit e Berishës

0
161

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit dhe njëherazi deputeti i PD-së Flamur Noka, ka akuzuar Lulzim Bashën në lidhje me poshtërsinë këtij të fundit, se gjatë protestave të vitit 2019 futi në kurth atë dhe Edi Palokën.

I ftuar në emisionin Kontrast në ‘Report Tv’, Noka tha se Basha u’a ngarkonte atyre drejtimin e protestave dhe më pas ankohej në ambasada duke thënë se dhuna në protesta ishte vepër e njerëzve të Berishës.

Noka: Na kërkonte që protestat t’i drejtoja unë dhe Edi Paloka. Sa mbaronte protesta shkonte nëpër ambasada dhe thoshte shikoni, janë njerëzit e Berishës ata që i drejtojnë protestat. Lulzim Basha sot po të zbresë në çdo aeroport amerikan arrestohet. Edhe pse zonja ambasadore ka bërë çdo gjë të marrë vizë, po nuk mori vizë diplomatike arrestohet. Unë kam qenë ministër dhe i njoh këto faza. Këtij proamerikani të madh i vihen prangat.

Deputeti Noka ka zbuluar edhe qëndrimin e ish-kryeministrit Berisha për djegien e mandateve duke theksuar se vendimi është marrë nga Basha pa u këshilluar me strukturat e PD-së.

NokaUnë kam qenë partizan i djegies së mandateve, ose më saktë të kërcënimit për djegie mandatesh, sepse Edi Rama po sillej totalisht në mënyrë jodemokratike me opozitën. Zoti Basha e ka deklaruar në media pa na thirrur ne së pari. Sali Berisha në mbledhje më paska thënë se çdo gjë duhet matur dhe menduar mirë. Djegia e mandateve është një akt që të mos prisni që ndonjë faktor ndërkombëtar t’ju mbështesë. Unë nuk e di a do të keni këllqe ta mbani. Do të zbatoj çdo vendim, tha Berisha, dhe iku. Kjo ka qenë deklarata e Berishës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here