Për të marrë një shërbim mjekësor në Shqipëri duhet të presësh në rastin më të mirë me orë.
“3-4 orë deri sa të na vijë radha”.
“Jemi të detyruar të presim, e kanë bërë shumë keq për tu futur brenda.”
Para dyerve të QSUT-së pacientët e ardhur nga larg thonë se për të marrë një shërbim në kohë të shpejtë e me cilësi duhet të paguajnë nën dorë tek mjekët.
“Është puna te paret, nuk hiqet hajdutllëku në Shqipëri, unë vij për siklet dhe ti më sorollat.”
Të tjerë nuk janë të kënaqur me kushtet e higjienën në disa raste por thonë se mjekët u janë gjendur pranë e ua kanë zgjidhur hallin.
“Jam shumë i kënaqur, falenderoj mjekët e urgjencës”.
Në çdo ditë të javës spitalet e QSUT-së përballen me fluks pacientësh që kërkojnë shërbim të specializuar pasi atje ku jetojnë mjekët mungojnë.
“Kirurgjia nuk është.”
Pikërisht për pritjen e gjatë, kostot në shërbim dhe cilësinë e dobët të pajisjeve mjekësore Shqipëria renditet nga “Numbeo” e parafundit në Evropë dukë lënë pas vetëm Maltën./oranews