Demokratët marrin dhe selinë e PD në Kukës

0
190

Në funksion të riorganizimit të strukturave drejtuese të PD dega Kukës, anëtarët e kryesisë të kësaj dege dhe anëtarë të grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve, zhvilluan ditën e sotme një mbledhje në selinë e partisë.

Mbledhja u realizua në selinë e PD Kukës, ku anëtarët e kryesisë e hapën derën e zyrës e cila ishte e mbyllur.

Në reagimin e tyre për mediat, demokratët e Kukësit kanë hedhur akuza në drejtim të ish-drejtuesit të kësaj dege dhe deputetit Hoxha, duke i quajtur shërbëtorë të devotshëm të peng-ish-kryetarit Basha.

Deklaratë

Kukës 29 Janar 2022

Në zbatim të Udhëzimit nr.3, të Komisionit të Përkohshëm Rithemelues të PD, sot ne drejtuesit e Kryesisë së PD dega Kukës dhe anëtarë të Grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve në Degën e PD Kukës, të mbledhur për të bërë bilancin e punës një-javore si dhe caktimin e axhendës per javen që vjen, u gjendëm para një fakti të turpshëm, të ndërmarrë nga ish drejtuesi i PD Kukës, dhe deputeti Hoxha, sot shërbëtorë të devotshëm të peng-ishkryetarit Basha; mbylljenme anë të ndërrimit të bravës së derës së zyrave të PD Dega Kukës.Per fatin e keq të tyre,  virusi i bravaxhinjëve  i ka infektuar edhe këto persona duke i bërë “të sëmurë” të neveritshëm në sytë e opinionit publik të Kukësit. Ato mendojnë se me mbylljen e dyerve të godinës arrijnë të tregojnë se janë pronarë të PD, pornë fakt po marrin si shpërblim vetminë, urrejtjen dhe linçimin nga anëtarësia e PD dhe nga pjesadërrmuese e votuesve të PD në Kukës.

O të mjerë !, nuk ju bën zyra apo vula e vjetër drejtues të PD! Këtë gjë e ndan vota ndaj, bindjuni asaj!

Njësoj si Lulzimi në Tiranë, edhe Arifi me Flamurin në Kukës janë vetshndërruar ne pengje tepengut për t’i marrë frymën demokracisë dhe opozitarizmit, por e kanë t kotë pasi NE nuk do ta ndalim për asnjë moment vrullin e organizimit,  për të vazhduar pa ndërprerje betejën me të keqen, luftën me korrupsionin, përballjen me narkoqeverisjen, neveritjen e përbuzjez, çlirimin nga izolimi, papunësia, varfëria dhe dhuna,  deri ne fitoren e shumëpritur nga të gjithë shqiptaret kudo jetojnë ato.

Ua kujtojmë pengjeve të pengut dhe vetë pengut, se, zyrat e PD këtu në Kukës janë pronë e demokratëve   të Kukësit   dhe   jo   shpella   të   errëta   konjukturash,   vatra   kurthesh   e   kulisash, paradhoma të trafikut të influencës kriminale politike. Pronarë legjitimë nuk jeni ju, por,  janë së paku 839 anëtarë të PD Kukës që me datë 18 Dhjetor2021 votuan për të çliruar PD nga kryetari i shkarkuar me 11 dhjetor 2021 edhe me votën e 107 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar nga Kukësi.

Ato nuk do të shërbejnë kurrë më si zyra të këmbimit valutor; që mundin, djersën, gjakun dhesakrificat   e   demokratëve   të   thjeshtë   kuksianë   të   “depozitohen”   në   kontot   bankare   të kunatkryetarit, ndaj në emër të çdo demokrati u tërheqim vëmendje të mos merren kurrë më me mbyllje   dyersh,   uzurpim   zyrash   pasi   zemërimi  i  anëtarësisë   së   thjeshtë  kapërcen     kufirin   e mbështetjes suaj tek narkoqeveria. Jua bëjmë të qartë se ju nuk i mbyllni dot dyert tona, por iu rikujtojmë se Kukësi ia ka mbyllur përfundimisht derën Lulzim Bashës dhe blerjeve të tij në këtë trevë! Me këtë rast, ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD: të bëhen pjesë aktive e Partisë Demokratike   në këto   momente të  vështira   për   Kukësin   dhe  gjithë   Shqipërinë,  të   mbështesin proçesin e zgjedhjeve të reja, me kontribut të drejtperdrejtë, me anëtarësime të reja dhe zgjedhje të drejtuesve në nivel seksioni, grupseksioni dhe Degës së PD, sipas parimit: Një anëtar- Një votë,  në mënyre që përfundimi i këtij proçesi ta gjejë P.D.SH një parti MË TË FORTË, MË TË BASHKUAR, MË TË HAPUR 

Grupi i Punës PD Dega Kukës

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here