Bashkia e Tiranës pak ditë më parë vendosi të ndalojë qarkullimin e mjeteve të rënda në brendësi të Unazës së Vogël të qytetit nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes me qëllim disiplinim e trafikut në nisjen e vitit 2022.
Por nënkryetarit i Lidhjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të disa fotove të publikuara në llogari e tij në Facebook tregon se kjo gjë nuk është e vërtetë.
Sipas tij kamionat sa një mal qarkullojnë tek rruga për në Kombinat në mes të ditës.
Postimi i plotë:
Bashki alabakesh!! Gjoja kanë dhënë urdhër që ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda gjatë ditës. Ja ku i keni sa një mal te rruga për në Kombinat në Tiranë në ora 11 të ditës. Këta janë vetëm alabake bashki, qeveri e polici dhe s’kanë lidhje me shtetin’ shkruan nënkryetari i LSI-së në postimine tij.