Në ambientet e Presidencës është zhvilluar një seancë vullnetare për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë jetike për të.
Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka pritur sot të rinj të “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” dhe studentë të Universitetit të Tiranës.
Meta shkruan se inkurajon të gjithë qytetarët, veçanërisht rininë e Shqipërisë, t’i bashkohen edhe më fort kësaj kauze dhe të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, duke mposhtur frikën dhe çdo lloj indeferentizmi.
“Dashuria në veprim e “Aleancës për Dhurimin e Gjakut” nuk ndalet!
Solidarë me kauzën fisnike dhe humane, së bashku me dhjetëra të rinj dhe studentë të Universitetit të Tiranës organizuam në Institucionin e Presidentit të Republikës një seancë vullnetare për dhurimin e gjakut në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe kujtdo që ka nevojë jetike për të.
Mirënjohje për të gjithë të rinjtë, që ju përgjigjën thirrjes për të qenë pranë njerëzve në nevojë dhe shpëtuar jetë në këtë periudhë të vështirë të vitit.
I inkurajoj të gjithë qytetarët, veçanërisht rininë e Shqipërisë, t’i bashkohen edhe më fort kësaj kauze dhe të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, duke mposhtur frikën dhe çdo lloj indeferentizmi, për të ndërtuar një shoqëri më solidare, më të dhembshur e më humane, që mendon, kujdeset dhe vepron në shërbim të njerëzve më në nevojë”, shkruan Presidenti Meta.