“Në mënyrë barbare u shkelmua dera kryesore”, Aliko denoncon dhunimin e selisë së PD: Bejko të respektojë anëtarësinë

0
268

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër, janë shkallmuar nga mbështetësit e Bashës. Kreu aktual i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë urgjente për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli. I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambjentet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Sipas deklaratës së bërë publike nga kryetari i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave. Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve-është shprehur Aliko i cili nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre pesonave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar.

Dasho Aliko kryetar i PD Gjirokastër:

U njoftuam nga disa qytetarë që tek zyrat e PD në degën e Gjirokastrës, një grup njerëait kishin ardhur dhe në mënyrë barbare i binin me shkelma derës së zyrës kryesore. Ata janë pjesa jonë dhe u bëjmë thirrje të bashkohen me shumicën. Nuk shqyhet dera e PD me shkelma për asnjë arsye, çdo gjë të bëhet me mirëkuptim. Bejko të respektojë anëtarësinë që e ka votuar me qindra herë. Nuk e kemi pronë të babait këtë. Ne e dimë sesa është reputacioni i cdokujt prej neve, e dimë sesa vota mbledhin. Ju e patë edhe vetë sesi në mënyrë barbare kishin thyer dyert kur ne ju kemi ofruar mirëbeesimin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here