Deputeti i PD dhe anëtari i Komisionit të rithemelimit të kësaj force politike Belind Këlliçi ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook në lidhje me primaret që po zhvillohen në 6 bashki të vendit dhe ku demokratët do të zgjedhin përfaqësuesin e tyre për në zgjedhjet e 6 marsit.
“Vendimmarrje e plotë nga anëtarësia. Garë dhe votë. Kjo është demokracia që frymëzon të rinjtë”, shkruan Kelliçi.
Ja postimi i plotë:
Primaret janë një hap më shumë në demokratizimin e partive politike.
PD e nisi e para dhe ne jemi krenarë për punën e bërë deri më tani.
Vendimmarrje e plotë nga anëtarësia. Garë dhe votë. Kjo është demokracia që frymëzon të rinjtë.
(Pamjet nga votimi i primareve në PD Shkodër)