Pse krijimi i shoqërise “Tirana DC” sh.a, është ideuar dhe urdhëruar nga ndragheta?
Në medie dhe jo vetëm, pamë një reagim nevrik të analistëve dhe “opozitarëve” shërbëtorë të pushtetit, kur dëgjuan (dhe do dëgjojnë më shumë dhe më rëndë në ditët në vijim), se Kryetari i Bashkisë Tiranë prej vitesh është në afera të pastra penale dhe korruptive me mafien italiane, ndragheta.
Trishtueshëem shohim një baba që shet gjakun e të birit, se kreu shqiptarë i ndraghetës, duhet të pastrojë duart e tij me gjak, ato duar të cilat vështirësisht sëfundmi nuk po mbajnë dot as bishtin e lopatës, që aq qef e ka.
Shohim një reagim “inatçor” nga ata që sponsorizohen për një gjë të tillë por, edhe nga ata që paguhen të bëjnë indiferentin. Madje, deri aty se gjëra të tilla i kanë parë prej 30 vitesh.
Në fakt ne ishim pararendës kur paralajmeruam një gjë të tillë.
E paralajmeruam prej gati 3 vitesh kur protestuam me art, se në truallin e Teatrit do të ngiheshin grataçela.
Dhe ju nuk na mbështetët.
E paralajmeruam kur denoncuam në agoranë e sheshit se prishja e Teatrit nuk ka lidhje me artin, por me korrupsionion.
Dhe ju nuk na besuat.
E paralajmeruam edhe kur Organit të Akuzës, SPAK i trokitëm në derë 10 herë se nuk ka vetëm vepër korruptive por edhe vepër penale.
Dhe ju nënqeshët.
Nga brënda dhe jashtë Shqiperisë.
Kishte raste qe disa histerikë edhe na “qanin hallin”, se ju dukeshim si jetim që shkonim te ”varri babës”.
Se, nuk është turp të shkosh te varri i babës përsa kohë që i je mirënjohës dhe krenar për të, por në fakt qëllimi i kauzës tonë dhe fryma që vazhdon të përcjellë kjo kauzë, nuk na la dhe kurrë nuk do te na lërë jetim, sepse Kauza e Teatrit është shumë më shumë.
Kauza është shume më e madhe se të gjitha mëndjet djallëzore të këtyre që flasin vetëm kur i jepet urdhër, deri te ata “mëndjendriturit” e kombit që na kërkonin “brekët e teta Ollgës”.
Të luftosh për brekët e të madhes Violeta Manushi (sepse kështu është versioni origjinal i tutorit të këtyre që flasin) nuk është turp, se ato janë pjesë e arkivës dhe garderobës, e histories së Teatrit, por çfarë duhet të themi ne për këta që luftojnë me të gjitha mënyrat, edhe duke tentuar të bëjnë pis qëndrestarët e Teatrit, që të mos i bien brekët Kryeministrit apo Kryetarit të Bashkisë?
Në këtë kuptim, sot është më aktuale se kurrë se qëllimi i Kauzës së Mbrojtjes së Teatrit, nuk perfshinte vetëm ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Sepse, vetëm këtë arriti të shembte mafia e instaluar në pushtetin qëndror dhe lokal e ndraghetës.
Tani pse habiteni dhe beni si “patriote”, “opozitarë” apo anal-istë “të pavarur”?
Se qeshët me ironi, disa haptaz dhe disa skuthësisht kur kallëzuam (që në maj 2020) se Kryeministri ishte drejtuesi i grupit të strukturar kriminal. Bëtë edhe snobistin dhe na akuzuat për protagonizëm. Madje, u angazhuat me të gjitha mënyrat, ju që ishit edhe brënda medies, ta linit në terr informativ këtë lajm kaq real por edhe të rëndë njëkohësisht.
Po kur shkuam në SPAK dhe thamë se Teatrin e Ri kryesisht, dhe të gjitha ndërtimet në Tiranë do të bëheshin me këtë firmë mafioze pse nuk u morët seriozisht? Madje ishte nga të rrallat kallëzime në SPAK që nuk e dha si lajm asnjë medie. As ato që të paktën shihen si të pavarura.
Sepse kështu kishte dhënë urdhër Ndragheta.
Si ka mundësi që nga shtatori e deri me 5 janar (data e depozitimit në SPAK ç`ka tregon se Aleanca kishte filluar përgatitjen më parë edhe me shkrime denoncuese në faqen tonë), asnjë nuk kishte reaguar apo investiguar për këtë çështje?
Sepse jemi përpara një stadi më të sofistikuar të mënyrës sesi punon mafia. Dhuna e djeshme e të fortit mafioz me gjoba apo pengmarrje, është zëvëndësuar nga korruptimi i zyrtarëve dhe mbi të gjitha si dhe më e rrezikshmja, e akteve ligjore të cilat miratohen me urdhër dhe në shërbim të saj.
Dhe kështu ndodhi. Ashtu si me Ligjin Special dhe shumë ligje apo vendime të tjera, akti rradhës mafioz ishte ajo Këshillit Bashkiak (e njëjtë me atë të shembjes së Teatrit Kombëetar), e krijimit të shoqërisë së ndërtimit “Tirana DC” sh.a, me kapital 50 milionë lekë të vjetra dhe ku zotëruese me 100% të aksioneve është Bashkia Tiranë.
Qëllimi kryesor i krijimit të kësaj shoqerie, nuk është përzgjedhja e fituesit si duan ta shesin ata që i shërbejnë mafies pasi, Don Veliaj asnjëherë në këto vite nuk e ka patur problem fituesin. As kur KLSH jepte rezultate me miliarda Euro humbje dhe se mbi 90% të tenderave zhvillohen me fitues të paracaktuar.
Mafia rilindase e kishte hallin gjetiu.
Si te shmangte kontrollin e PARASE.
Dhe si mund të bëhej kjo?
Duke shmangur tenderimin si kusht ligjor në garë dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit. Vetëm kështu arrihet pastrimi i produkteve të veprës penale.
Çfarë paralajmeruam me kallëzimin e datës 5 janar?
“Në këto kushte, ne e shohim të nevojshme që të argumentojme se qëllimi i vërtetë i krijimit të kësaj shoqërie aksionare është:
Së pari, që ndërtime të ndryshme, dhe kryesisht ai i Teatrit të Ri të bëhen pa tender dhe me nënkontraktim;
Së dyti, të shmangë auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në tenderime dhe konkurse të ndryshme, abuzime të cilat sipas raportit të këtij të fundit, kapin shifra të frikshme në Buxhetin e Shtetit;
Së treti, tëlegjitimojë projektin korruptiv (të prorositur në fakt nga Rama që në dhjetor 2016) të kallëzuar edhe nga ne në SPAK të Biarkje Ingels si projekt korruptiv dhe që është i njëjti me atë të dalë nga “tenderi” i zhvilluar nga Bashkia Tiranë në korrik 2020;
Së katerti, nëpërmjet kësaj shoqërie dhe diapazonit shumë të gjërë të aktivitetit, të mbulohet pastrimi i produkteve të veprave penale”.
Dhe përpos kësaj, i kërkuam SPAK, vënien e sekuestros preventive mbi aksionet e shoqerisë “Tirana DC” sh.a, si një rrezik eminent për tregun e lire të ndërtimeve, të atyre ndërtimeve qe 60% nuk dihen nga ku e kanë burimin e financimit dhe që do të avanconin, edhe me ndërtimet nga kjo firme mafioze.
Atëhere ku qëndron arsyeja e kësaj histerie kur gjërat jo vetëm ishin të dukshme por dhe që ne e kishim paralajmeruar prej 3 vites, por sidomos pas datës 17 maj 2020?
Kë dhe çfarë nuk kuptuat? Se kishim përpara një grup të strukturuar kriminal që drejtohej nga Kryeministri dhe/ose Kryetari i Bashkisë, apo se shoqeria aksionare ishte krijuar me urdhër dhe në shërbim të mafies (ndragheta apo camorra pak rëndësi ka për ne)?
Sepse mënjanimi i kontrollit të parasë, bëhet kur shmang institucionet që janë ngritur për këtë punë. Dhe kur e shmang me ligj, akoma më mire për mafien si në rastin konkret. Si mund të heqim qafe Prokurimet Publike (ku mund të ankohen subjekte të ndryshme jokualifikuese) dhe KLSH-në? Vetëm duke kontrolluar VETEN. Kush do ta bënte kontrollin ose auditimin në këtë shoqëri aksionare? Vetë aksionarët dhe administratorët. Për të mos i lodhur lexuesit me shumë argumenta juridike, sepse i kemi dhënë në menyrë të detajuar në kallëzimin penal, natyrshëm do donim të pyesnim që, a ka ndonjë shoqëri të ngajshme me këtë në Qëndrën Kombëtare të Biznesit (sepse ligjërisht aty është rregjistruar sh.a)? A ka ndonjë shoqëri tjetër të ngjashme kur aksioneri apo administratori të kontrollojë veten?
Të jeni të bindur se JO. Për këtë qëllim, institucionet e kontrollit janë të pavarura nga institucionet që kontrollojnë, por edhe eksperti kontabel është i pavaruar dhe i papajtueshëm me të gjithë funksionet e administrimit të një shoqërie.
Po çfarë ka të rrallë dhe të pazëvëndesueshme shtetasi Arbjan Mazniku? Të marë pjesë me paga të majme në 13 borde administrimi dhe prap të jetë aq hallexhi sa dhomat e hotelit ja paguan Shkëlqim Fusha dhe biftekun me flori te Nustreti në Dubai firma arabe?
Sa për Redi Mollën e kudogjëndur, e dimë që administron një listë sponsorizimesh vipash, nga ata që përmëndëm më lart që flasin me urdhër dhe, se me të drejtë Don Veliaj nuk do që t`i dalë nga dora.
Mjafton të shikoni diapazonin kaq të gjërë të aktivitetit të kësaj shoqërie, e kuptoni pse ajo i intereson kaq shumë klanit mafioz Rama-Veliaj.
Për të mos permendur faktin se Don Veliaj, ka kohë që me firmat e ndëretimit bën marëveshje me pjesë takuese, të sipërfaqes që do marë Bashkia Tiranë, sikur të jetë “në tokë të babës” themi ne tironsit, por për këtë ja vlen të themi “te toka që ka blerë me pensionin e mamit”.
Ajo që është më shqetësuese në këtë situatë, është se Bashkia Tiranë nuk administron asnjë inventar në lidhje me pronat e paluajtshme të saj. Imagjinoni se në çfarë situatë do arrijmë me abuzimin me pronat në pronësi të Bashkisë dhe të private (të cilat tani kanë fiilluar ti marrin me dhe pa ligj), nëse ndërtimet sot e tutje do të bëhen me shoqërinë mafioze “Tirana DC” sh.a?
Në këto kushte, ju të mjerë që “shqetësoheni” pikërisht tani, edhe me urdhër për të bërë shfaqje show te SPAK, nuk legjitimoheni të bëzani përsa kohë, jua kemi dhënë me kohë provat dhe faktet.
Por ju vetëm na keni sulmuar shëmtuar dhe me argumenta të dalë boje.
Kështu që sot që jua kanë prishur rehatin e divanit apo krevatit përgjimet e antimafias italiane, ju sigurojmë se i vemti ndërtim që do bëhet me paratë e korrupsionit të shoqërisë “Ndragheta Rama-Veliaj & Co” do të jetë:
RINDERTIMI i Teatrit,
Aty dhe Ashtu si Ishte.