Akil Kraja mbi Primaret: Dje për herë të parë pamë një anëtarësi të çliruar…

0
104

Ditën e djeshme u mbajt me sukses procesi i votimit dhe i numërimit në Primaret për zgjedhjen e kandidatëve zyrtarë përfaqësues në kandidaturat e 6 marsit.

Në orën 08:00 të mëngjesit dhe deri në orën 17:00, në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Vorë, e Rrogozhinë, të gjithë anëtarët e PD-së votuan kandidatin e tyre të preferuar.

Kandidatët e zgjedhur do të garojnë kundër forcave të tjera politike në zgjedhjet e 6 marsit.

Për të diskutuar mbi këtë metodë e cila u aplikua për herë të parë në Shqipëri dhe mbi rezultatet e saj, të ftuar në një lidhje në ‘Skype’ në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv ishin Armand Maho gazetar dhe Akil Kraja anëtar i Keshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Unë them që fjala më e bukur ishte ajo e kandidatit të Dibrës i cili tha që Dibra më në fund nuk do të ketë një kryetar nga Tirana. Dje për herë të parë Partia Demokratike propozoi një ushtim demokratik ku qytetarët mund të zgjedhin kandidatët përfaqësues në zgjedhjet e 6 Marsit”, u shpreh Kraja.

“Në fakt janë demokratët ato që po përdorin Foltoren duke mundësuare një ide, një qëndrim, dhe daljen përballë elektoratit, duke kërkuar votën, besimin. Foltojra do të arrijë kulmin kur vetë foltorja të sfidohet nga foltorja.

Dje për herë të parë pamë realisht një anëtarësi të çliruar nga kompleksi i Tiranës, një anëtarësi që kërkon të ballafaqohet me elitën”, tha ai ndër të tjera.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here