Berisha: Rama konfiskoi siglën e PD, në zgjedhje si pjesë e një koalicioni

0
155

Në konferencën për shtyp, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha tha se ata do të marrin pjesë në zgjedhje si pjesë e një koalicioni.

“Edi Rama me bandat e tij me uniformë dhe pa uniformë, ka konfiskuar siglën e PD-së.

Ne e konsiderojmë atë të konfiskuar. Qëllimi më madhor i këtij konfiskimi ishte që ne të mos merrnim pjesë në këto zgjedhje si hap i parë.

Ne marrim pjesë në zgjedhje, sepse bojkoti nuk është opsion për ne.

Sigurisht që do të ketë një marrëveshje me një koalicion në përputhje me ligjin dhe në atë marrëveshje do paraqitet edhe logoja, të cilën çdo shqiptar e ka të qartë se logon e vërtetë tonën e ka konfiskuar Edi Rama,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here