Banorët e rrugës “5 Maji” që janë prekur nga prishja e banesave kanë dalë pasditen e sotme në protestë.
Banorët kanë bllokuar hyrjen e rrugës ‘5 Maji’ në unazën e vjetër dhe për pasojë është bllokuar dhe qarkullimi duke krijuar trafik të rënduar. Në vend kanë shkuar efektivë të shumtë policie që iu kanë kërkuar banorëve të largohen dhe të mos bllokojnë lëvizjen, por banorët kanë vijuar të protestojnë me pankarta e thirrje.