Ecobar dhe Lajçak në Prishtinë: Ritëm i ri për dialogun në Bruksel

0
109

Dy diplomatët e lartë amerikanë dhe europianë, Gabriel Eskobar dhe Mirosllav Lajçak, do të qëndrojnë tre ditë në Kosovë, nga kjo e hënë deri të mërkurën.

Normalizimi i marrdhënëieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe dhënia e një ritmi të ri dialogut në Bruksel është fokusi i bisedimeve mes diplomatëve dhe aktorëve politikë në Kosovë.

Diplomatët do të takohen me aktorët politikë, të shoqërisë civile dhe aktorë ndërkombëtarë në Kosovë për të marrë një pamje sa më të qartë të situatës.

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur, ndërsa ka një presion të shtuar ndaj vendeve që të bëjnë përpara.

Sipas analistëve në Ksovoë, presidenti Vuçiç ndodhet përpara zgjedhjeve presidenciale dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse ka ngecje të dialogut.

Amerikanët janë shprehur edhe në nivelet më të larta politike, si presidenti Biden, por edhe sekretari i Shtetit Blinken se presin një momentum të ri të dialogut si edhe një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Beogradin.

Amerikanët kanë dërguar në Beograd një nga diplomatët e tyre më në zë, Christofer Hill.

Ambasadori i ri amerikan në Prishtinë do të sillte më herët në vëmendje edhe cështjen e Asosacionit, por duke shtuar se është në dorën e Kosovës modaliteti se si do ta realizojë. Kjo pritet të jetë një nga pikat e diskutimit mes aktorëve politikë në Kosovë dhe diplomatëve europianë e amerikanë.

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar në rrugë e në Kuvend më herët për të kundërshtuar Asosacionin, pasi sipas tyre ky është bosnjëzimi i Kosoës. MArrëveshja e firmosur në Bruksel është rrëzuar në Kushtetuese.

Ndërkohë, edhe presidentja Vjosa Osmani tha këtë fillimjavë se institucionet e Kosovës nuk kanë pranuar propozime për autonomi të zgjeruar në pjesën veriore të Kosovës apo Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Kosova dhe Serbia vazhdimisht ia kanë hedhur fajin njëra-tjetrës për mosgatishmëri për dialog, ndërsa Lajçaku dhe Escobari kanë mbërritur për të qëndruar 3 ditë në Kosovë dhe 2 ditë në Beograd, pikërisht për t’I dhenë një ritëm të ri dialogut në Bruksel.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here