Primaret e PD/ Del numri i pjesëmarrësve, ja sa demokratë votuan dje

0
132

5.545 demokratë morën pjesë në primaret e zhvilluara dje nga PD në gjashtë bashki të vendit.

Demokratët zgjodhën me votën e tyre kandidatët që pritet të garojnë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Numrin më të lartë të pjesëmarrjes e shënoi Shkodra me 1582 votues.

Më pas vjen Durrësi me 1546 votues. Ne Lushnje votuan 1056 demokratë. Në Dibër votuan 713 demokratë. Në Vorë votuan 332 demokratë dhe në Rrogozhinë votuan 316 demokratë.

FITUESIT

• Bashkia Dibër: fitues z. Premtim Riza Kryemadhi me 424 vota

• Bashkia Durrës: fitues z. Ardian Mihal Muka, me 1162 vota

• Bashkia Lushnjë: fitues z. Elton Ilir Bano me 671 vota

• Bashkia Rrogozhinë: fitues z. Hekuran Selman Xhani me 221 vota

• Bashkia Vorë: fitues z. Lulzim Sefer Vrana me 277vota

• Bashkia Shkodër: fitues z. Bardh Ali Spahia me 1011 vota

Image

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here