Zgjedhja e gjashtë kandidatëve/ Berisha: Përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD

0
119

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas përfundimit të procesit të primareve dhe zgjedhjes së gjashtë kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohem më 6 mars.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se kjo është hera e parë që zgjidhen kandidatët që do të përfaqësojnë vullnetin e anëtarësisë së PD dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit të radhës.

 

Ndërkohë që shton se votimi i sotëm i demokratëve, sipas tij e ndan përfundimisht praktikën korruptive klienteliste të Bashës për përcaktimin e kandidatëve.

 

“Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potencialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit. Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren,”-shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

 

Te dashur miq, kam kenaqesine t’ju njoftoj se sapo ka perfunduar ne te 6 bashkite e vendit procesi i primareve duke nxjerre keshtu per here te pare kandidate qe perfaqesojne vullnetin e anetaresise se Partise Demokratike dhe jo xhepin apo vullnetin e kryetarit te radhes.

 

Ky proces eshte nje zhvillim shume i rendesishem per PD, jo vetem se respekton voten dhe vullnetin e lire te anetaresise por dhe i tregon kandidatit fitues se suksesi ne politike tani e tutje nuk do te matet me humorin apo marredhenien me kryetarin por me sherbimin dhe marredhenien qe ai do t’ju ofroje demokrateve dhe qytetareve.

Votimi i sotem na ndan perfundimisht nga praktikat korruptive e klienteliste te Lulzim Braves per percaktimin e kandidateve. Ky votim na ndan nga pazaret dhe na afron me demokratet, qytetaret dhe me vete fitoren!

 

Nuk mund te kete fitore pa nje aleance te gjere me demokratet e qytetaret dhe nuk mund te kete nje aleance me ta nese, nuk degjon zerin e tyre.

 

Sot demokratet votuan te lire dhe vendosen! Une falenderoj nga zemra te gjithe kandidatet qe moren pjese duke i dhene dinjitet kesaj gare.

 

Falenderoj mijera demokrate qe u drejtuan kutive te votimit duke i dhene legjitimitet fituesit! Uroj perzemersisht fituesit e primareve te sotme dhe u kerkoj atyre te bashkepunojne perulesisht me kandidatet e tjere, me demokratet dhe gjithe qytetaret, per te zgjeruar dhe forcuar potencialin e tyre ne perballjen me kundershtaret tane ne zgjedhjet e 6 Marsit.

 

Vetem te bashkuar do te mund te risjellim shpresen dhe fitoren. Suksese

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here