Hazizaj ngre pikëpyetje: Presidenti po gjykohet nga Kushtetuesja për sjellje politike, pa lidhje me akte administrative ligjore

0
132

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj tha në Syri Tv me gazetaren Sonila Meço, se Meta do të largohet nga detyra për sjellje politike dhe jo për akte ligjore apo administrative të nxjerra prej tij.

“Ajo për çka akuzohet presidenti i Republikës nuk ka lidhje me aktet administrative ligjore të prodhuara nga ai, por ka lidhje, sipas vendimit të Kuvendit, me sjelljen politike të tij. Në themel, pa paragjykuar vendimin e GJK, kundërshtohet një sjellje politike e presidentit, jo akt ligjor apo administrativ i prodhuar prej presidentit, nëpërmjet një sjellje politike që është Kuvendi i Shqipërisë.

Pa dulbuar argumentet e presidentit, ndaj disa prej të cilave kam edhe mbresat e mia në kuptimin negativ, ajo që duhet të shohë GJK me vëmendje janë dy momente, aio procedural që kur është ngritur komisoni hetimor, pra në cilin moment kohor apo hapësinor të Kuvendit të mëparshëm, cili ka qenë objekti dhe a ishte i ligjshëm apo kushtetues komisioni dhe pastaj mënyra si është hetuar sjellja politike e presidentit duke e veshur me sjellje të ashtuquajtur jo kushtetuese dhe jo ligjore. Kushtetuesja është në pozicionin e saj më të vështirë.

Kuvendi i asaj kohe është detyruar që të krijohen mazhoranca prej kompromiseve politike, përtaj mazhorancave të krijuara për shkak të rezultatit të zgjedhjeve. Sot ne kemi ardhur si përpara vitit 1998. Jemi në një kthim historik politik i cili do të lërë pasoja të drejtpërdrejta nëse do të vijojmë me të njëjtën vijë sjellje, se për sjellje po largohet presidenti dhe të jeni të bindur se vendimi do të jetë për largimin e tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here