Nga Ylli Manjani
“Rama ka marrë anën e foltores”- thonë mamlukët e Lulit dhe të Ramës njëkohësisht. Më vjen keq për disa që kanë ende fjalë në fjalorin e tyre..☹️
Po mirë, ja ta zëmë se është ashtu, e ç’ë pastaj?!
Në pastë marrë anën e Foltores është në anën e duhur dhe do të thotë se i paska dy pare mend.
Po ju o mamlukë me kë jeni atëherë?! Se edhe me Lulin edhe me Ramën sikur nuk shkon?!
Hani ato ushqime që u japin lëmoshë e lërini përrallat që s’i ha njeri.
Rama ka vetëm një anë:
zgjatjen sa më shumë të jetë e mundur e konfliktit në PD. Sa më gjatë të shkojë ky konflikt aq më e sigurtë është shpërbërja elektorale e saj. Shenjat janë të qarta.☹️
Atij nuk i duhet (as)një anë, por të dy anët të përplasje. Në këtë funksion janë vënë policët, mediat, gjykatat dhe vetë zonja Kim madje.
Pyetja e vërtetë është me kë jemi ne?
Me demokracinë dhe pluralizmin ku vendos anëtarësia, apo me këtë fake demokraci të një grushti gjasme-opozitarësh të korruptuar që kyçen në bunker e ruhen me policë pushteti?
Përgjigjuni kësaj pyetje, lërini mamlukllëqet me anët e Ramës!
Mamlukllëk&Amerikanllëk. ?