Që me ikjen e Laert Durajt nga Posta Shqiptare dhe kalimit të pozicionist drejtues tek pasardhësi Ervin Bushati, “amanetet” po i zbatohen më së miri.
Kjo për faktin sepse tenderat i jepen po të njëjtëve klientë të besuar të Durajt, por me manovra të tjera sepse kanë dalë gafil se si e shkelin ligjin.
Një prej klientëve që ka përfituar shumat më të mëdha nga Posta Shqiptare është padyshim Nertil Lulo me kompaninë ELEKTROSEK.
Ju kujton gjë si emër? Atij ia kaloi kompaninë në zotërim si dhuratë me 100% të kuotave as më pak e as më shumë deputeti i Bashës, Roland Bejko e më pas Lulo për të hequr përgjegjësinë nga vetja ia kaloi Ilir Manes. /AKReport