Seanca për Metën/ VOA: Mazhoranca nuk respektoi as procedurat

0
137

Gjykata Kushtetuese nisi në orën 10:00 seancën publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Kërkesa për shkarkimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për shkelje të rënda të Kushtetutës u depozitua në kushtetuese nga Kuvendi i Shqipërisë, pas miratimit të raportit të ngritur nga komisioni hetimor.

Me datën 9 maj, dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme. Kjo kërkesë u depozitua më 1 korrik, rreth 7 muaj më parë.

“Shumica veproi me ngut për ngritjen e komisionit hetimor, që do të vlerësonte kërkesën për shkarkim të firmosur nga deputetët e saj, duke qenë se miratimi në seance do të duhej të bëhej brenda datës 9 maj, afati i fundit i lejuar nga ligji, kur parlamenti është në mbyllje të mandatit të tij.

Gjithçka u realizua në nxitim e sipër, pa bërë kujdes as në respektimin e procedurave. Komisioni i Ligjeve aprovoi menjëherë kërkesën dhe një ditë më pas, në 7 maj, parlamenti votoi në favor.

Presidenti Meta foli për “vendime apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë”, të cilat, siç theksoi, nuk do t’i njihte. Ai nuk u paraqit në komisionin hetimor, i cili mbylli gjithçka në tre javë. Më 9 qershor parlamenti votoi në favor të shkarkimit (104 deputetë pro, 7 kundër),” raporton Zëri i Amerikës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here