VIDEO/ E shoqëroi policia, gazetari Marku ironizon Bashën: Faleminderit për mos reagimin

0
581

Gazetari i SYRI TV, Bled Marku u shoqëruar mbrëmjen e djeshme nga policia në komisariatin numër në Tiranë, pasi ishte duke protestuar në mbrojtje të shtëpisë së tij.

Me një postim në Facebook, sot Marku falënderon ata që e mbështetën, dhe ironizon edhe Lulzim Bashën që nuk lëshoi asnjë mesazh.

Reagimi i gazetarit Bled Marku:

E nisi Erdogan me arrestimin e gazetarëve, dhe e kopjoi pas pak ditësh kryeministri Edi Rama.

Falënderoi të gjitha mediat e kolegët që reaguan për shoqërimin tim, falënderoi çdo qytetar të Tiranës dhe Shqipërisë që e dënuan sjelljen arrogante të policisë së shtetit që më ndaluan në mënyrë të paligjshme e me mbajtën disa ore në Rajon.

Një falënderim i veçantë u shkon edhe Presidentit të Republikës z. Ilir Meta si edhe ish-kryeministrit Sali Berisha të cilët e dënuan maksimalisht shoqërimin tim, si një familjar që i shembet banesa nga unaza_e_madhe.

Gjithashtu, dua te falënderoi edhe deputetin e bunkerizuar Lulzim Basha i cili u çbunkerizua nga dritarja e halesë për mos reagimin e tij, dhe heshtjen totale.

Faleminderit nga unë Bled Marku

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here