Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u bëri edhe një herë thirrje demokratëve që të miratojnë zgjatjen e afatit për mandatin e organeve të vetingut, deri në fund të vitit 2024.
Balla tha se ndryshimet duhet të përfshihen në rendin e ditës së datës 10 shkurt. “Nuk është proces që duhet politizuar. Nuk është proces që duhet bërë pjesë e agjendave të tjera politike. Janë ndryshime që kanë ardhur si nevojë e vazhdimit të procesit të suksesshëm të pastrimit të sistemit të drejtësisë. Mendoj që ndërgjegjja e secilit prej nesh për dobinë e vetingut, duhet të tejkalojë agjendën politike. Kjo është në nderin e të gjithëve”, tha Balla.
Për zgjatjen e afatit nevojitet ndryshim i Kushtetutës, që kërkon nevojën e votave edhe nga opozita në Parlament, pasi duhen 74 të tilla.
Por te mos harrojme se deklaratat e Bashes pak kohe me pare ishin se organet e vetingut ishin te korruptuara!! Cfar ndryshoi vallë?????