“Dua vizën e të largohem në Amerikë”, protestuesit: O ambasadore, na tako dhe ne o flori!

0
192

Banorët e disa zonave në Tiranë protestuan para ambasadës amerikane ku i bënë thirrje Yuri Kim që t’i ndihmojë kundër prishjes së banesave. Tashmë ata janë nisur drejt selisë së BE-së.

Banorët shprehen se shteti i ka nxjerrë në mënyrë brutale nga shtëpitë e ndërtuara me shumë mund dhe se po rrezikohet e ardhmja e fëmijëve të tyre.

E teksa protesta e tyre vijon, kryeministri Edi Rama ka replikuar me një komentuese në Facebook duke thënë se banorët e “5 maj-it” kanë marrë atë që u takon, madje sipas tij edhe më shumë se ç’duhet.

Banorët në protestëMua më shembet shtëpia më datën 22. Unë kam një kërkesë, më jepni vizën dhe të largohem në Amerikë”

Por ne habitemi si në 2022 ndërroni mendje, ku jemi o vëlla. Nuk kam ardhur për tu qarë kot, kemi shtëpi gjaku, kam 7 fëmijë.

Kur u shemb shtëpia kam lajmëruar të gjithë institucionet, e kanë nxjerrë zvarrë me karrocë. Sic takon Ramën dhe Lulin, na tako dhe ne o flori. Mua më dukesh e njëanshme, më lind dyshime se ti ke lidhje tjera me to. Jemi popull, nuk jemi organizatë partiake por varfanjakësh.

-I bëj thirrje ambasadores amerikane, ta dëgjojë këtë popull të mjeruar.

Shqipëria është në rrezik, po na nxjerrin jashtë shtetit.

-Zonja ambasadore jam një nënë dhe qytetare e thjeshtë, vlerësoje përuljen tonë para teje, mos të na preket prona jonë. Mos na i prishni ëndrrat e fëmijëve tanë, mos anashkaloni të drejtat tona. -Kundër dhunës, shkatërrimit, na jep shtëpitë tona!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here