Letra e Ambasadës Ruse dërguar qeverisë Shqiptare ka ngjallur debate në Kuvend, ku ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po hesht ndaj këtij kërcënimi. Berisha kërkoi që Kuvendi të miratojë me urgjencë një rezolutë e cila të mbështesë Ukrainën.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se po hesht për letrën që Kremlini i ka dërguar Qeverisë Shqiptare në lidhje me zhvillimet në Ukrainë. Nga foltorja e Kuvendit, lideri historik I Partisë Demokratike Sali Berisha denoncoi faktin se ky veprim I Rusisë është një shantazh që po iu bëhet qytetarëve shqiptarë.
Ish – kryeministri Berisha kërkoi që Kuvendi I Shqipërisë duhet të miratojë një rezolutë në mbështetje të Ukrainës.
Sa i takon marrëveshjes me Greqinë, për ngritjen dhe funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore, lideri historik i PD-së Sali Berisha e cilësoi si falsitet marrëveshjet e qeverisë Rama.