Zbardhet dëshmia e reperit që tentoi të vriste pronarin e hotelit: Isha nën efektin e…

0
154

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur në Tiranë, ku reperi Ervin Selita tentoi që të VRISTE PRONARIN e një hoteli, pas një sherri për motive të dobëta.

30 vjeçari Selita në dëshminë paraprake është shprehur se në hotelin ku ndodhi ngjarja shkonte shpesh.

Sipas tij, fakti që vajza e recepsionit i ka kërkuar kartën iu duk çudi dhe është irrituar. Selita pretendon se ka qenë edhe nën efektin e alkoolit dhe nuk ishte i vetëdijshëm.

“Jetoj afër hotelit dhe i njoh mire se jam klient i rregullt. Fakti që me kërkuan kartë identiteti më mërziti se ata me njihnin. Isha i dehur kur ndodhi ngjarja”, ka thënë 30-vjeçari.

Selita ka precedentë të mëparshëm penalë pasi ka qenë i arrestuar edhe më herët

Vinz është pjesë e grupit muzikor Hellbanianz të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre mes Londrës dhe Tiranës.

Anëtarët e kësaj bande kanë qenë shumë herë në fokus të investigimeve të mediave angleze për këngët e tyre të dhunshme dhe jetën e shtrenjtë, mes makinave luksoze e me dyshimet se të ardhurat e kanë fituar nga aktivitete kriminale.

Shtetasi Ervin Selita tentoi të vriste në nga pronarët e hotelit, shtetasin Zeni Xhindi, pasi shtetasi Ervin Selita fillimisht u konfliktua me recepsionistin e hotelit se nuk e la të hynte në hotel me këtë vajzën  pa i dhënë karten e identitetit dhe konflikti vijoi më pas me një nga pronarët e hotelit.

Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu shtetasit Xhuliano Selita dhe Erjon Mici,  shokët e shtetasit Ervin Selita që i erdhen në ndihmë gjate konfliktit dhe më pas fshehën armen me të cilen ky qëlloi  për të vare pronarin e hotelit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here