Ditët e fundit është shtrenjtuar për të disatën herë çmimi i karburanteve. Në pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë rezulton se një litër naftë po tregtohet me 193 lekë duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.
Një qytetar shkruan: Pse nuk i pyet këta 71.923 qytetarë në anketim në rast se duan apo jo tu reduktosh disa nga 7 taksat e përfshira në çmimin e naftës?
Por sipas kryeministrit Rama, nafta në Shqipëri nuk ka 7 taksa, duke shtuar se taksa kanë edhe vende e tjera por ndryshe nga Shqipëria taksat paguhen ndryshe.
Përgjigja e Ramës: Nuk ka 7 taksa ne cmimin e naftes e para dhe e dyta, vendet e tjera me te cilat krahasojne cmimet ata qe flasin per taksat, ato taksa i kane jashte cmimit, dmth o i paguan kur nget makinen o i paguan edhe po se ngave makinen, mjafton te kesh makine! Keshtu qe nuk do ndryshonte gje per xhepin e drejtuesve te automjeteve, sepse ato detyrime ne nje menyre a nje tjeter nuk hiqen.