Dënimi me burg i Saimir Tahirit, Gjokutaj: Iu dha mbrojtje politike

0
267

Avokati Genc Gjokutaj, në një intervistë me Skype në Edicionin e Mbrëmjes me moderatoren Armela Ferko në Syri Tv, ka komentuar dënimin me burg të Saimir Tahirit.

Gjokutaj thekson se Saimir Tahirit i është dhënë mbrojtje politike, duke shtuar se ai ka përfituar nga trafikantët e drogës.

“Edi Rama e ka mbrojtur Saimir Tahirin. Tahiri nuk është më i pandehur, por ka statusin e të dënuarit. Tahirit iu dha mbrojtje politike. Tahiri ka përfituar nga trafikantë e është e rëndë sepse ai është ministër i Brendshëm. Saimir Tahiri është i implikuar me njerëz të dënuar. Drejtësia italiane ishte ajo që ka bërë shumë punë për dosjen e Saimir Tahirit.

Këtu flitet për trafik droge, e ministri i Brendshëm është ai që duhet të jetë në krye të punëve për të luftuar trafikimin e lëndëve narkotike, e jo të implikohet në të tilla çështje. Gjykata e Lartë do të shikojë nëse ligji është zbatuar drejt apo jo”, deklaroi Gjokutaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here