Edi Rama, të paktën sa për sy e faqe, e shitur Erion Veliajn në lidhje me konfliktin për FSHF-në. Nëse kryebashkiaku i Tiranës, natyrisht i urdhëruar nga shefi i tij u përbetua për pushtimin e ishullit të fundit të mbetur jashtë kontrollit, pas bisedës me Ramën, Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin ka siguruar se ka marrë garancinë për mos ndërhyrjen e politikës në zgjedhjet e futbollit.
Gjithashtu, Ceferin tha se nëse nuk do të ketë ndërhyrje politike nuk do të rrezikohet zhvillimi i finales së parë historike të UEFA Europa Conference League në Tiranë. Pra duket se kërcënimi i organizmit europian të futbollit për të hequr finalen në rast se shteti shqiptar vijon me budallallëkun dhe arrogancën tip Lali, ka pasur efekt. Mes kryeministrit dhe shefit të UEFA-s ka pasur një dakordësi për ndërprerjen e luftës dhe ruajtjen e finales. “Takimi i sotëm s’mund të ishte më i mirë për qëllimin e përbashkët organizimin e finales” komentoi Rama. Dhe kushti k qartë që kjo të arrihet kuptohet lehtësisht nha fjalët e Ceferin: “Me Kryeministrin, ramë dakord se nuk do të ketë ndërhyrje politike në zgjedhje, që futbolli do të vendosë për futbollin dhe kjo është ajo që duam. Nëse UEFA nuk ndërhyn, askush tjetër nuk duhet të ndërhyjë në këtë proces. Nëse gjërat do të jenë kështu dhe unë kam shumë besim në fjalët e Kryeministrit, atëherë zhvillimi i finales së Conference League këtu është i sigurt” tha ai.
Po a do ta justifikojë Rama besimin e shefit të UEFA? Askush nuk mund të vëra bast për këtë. Nën emrin e tij u aktivizua Veliaj, disa bashki socialiste, kontrollet tatimore, madje dhe organet e drejtësisë. Por një gjë është e sigurtë, edhe nëse kryeministri vazhdon të hedhë gurin e të fshehë dorën, duke pranuar qëndrimin “Politika s’ka punë të merret menfutbollin” ai ka bërë pluhur dhe hi gjithë sfondin propagandistik mbi të cilin Veliaj ngriti aksionin e tij të dhunshëm dhe ordiner.
©LAPSI.AL