Manjani: Dakord që mori fund pandëshkueshmëria, por drogës si i bëhet?!

0
239
Nga Ylli Manjani
More dakord që mori fund pandëshkueshmëria, por drogës si i bëhet?!
Se hajt po e pranojmë se po ulet pandëshkuesmëria, por droga pse veç shtohet?! Që pas largimit të Sajmirit droga është shtuar e shumuar. Bereqet i madh…
Me këtë variant, në kontekstin e sotëm ku droga është lumë, ku canabisi është një hiçgjë para drogave të forta që vijnë me banane këtu, i bie që megjithmend Sajmiri se paska kryer mirë detyrën… E paska “shpërdoruar” sepse nuk arriti ta bëjë canabisin kokainë, apo si?!
Cila ishte detyra ligjore e ministrit që Ai e shpërdoroi dhe me pasojë financiare siç edhe e kërkon ligji bolshevik në fuqi?!
Pastaj canabisin Edi Rama po e legalizon, kështu që edhe shpërdorimi i sajuar i Sajmirit i bie të jetë i amnistuar…
******
E përsëris, pavarësisht se kjo që shpreh nuk është e pëlqyeshme për turmën që gëzon me shprehjen “mirë ja bënë qenit”, shpërdorimi i detyrës është vepër penale që përdoret për dënime të sajuara populiste dhe politike. Është e barasvlefshme me agjitacionin e propagandën e kodit komunist.
Zyrtari publik me mendim kriminal, nuk shkon në punë për të shpërdoruar detyrën, por për të përfituar nga ajo. Kodi penal duhet të gjykojë e dënojë përfitimin, jo mjetin që çon në përfitim. Kjo është drejtësia që kërkohet, jo mbajtja në burg me sforco.
Shpërdorimi i detyrës duhet zhdukur nga Kodi Penal bolshevik.
Kemi krijuar SPAK për të hetuar e gjykuar korrupsion e krim të organizuar, jo shpërdorim detyre që i ka gjykuar edhe gjykata komuniste. Po të ishte për shpërdorim, mirë i kishim gjykatat edhe pa reformë.
Teknikisht SPAK në gjykimin e Sajmirit ka dështuar të provojë korrupsionin dhe as përfshirjen e Tij në krim të organizuar. Sa pa gjë e futen tek dënimi bolshevik që kemi një jetë që e mbajmë në Kodin Penal.
Pra SPAK nuk mund ta shënojë si arritje këtë! Për më tepër që këtë dënim Sajmiri mori edhe nga gjykata e Krimeve të Rënda…
****
Post scriptun: Sajmiri ka qenë më agresivi kundër qëndrimeve të mia përgjatë kohës që shërbeva në kabinet. Kemi patur papajtueshmëri shumë të mëdha në qëndrime dhe sjellje, që jo gjithmonë kanë qenë në vemendjen e publikut. Deklarimi im publik, si anëtar qeverie, që pranonte kanabizimin dhe që shprehte mosbesim ndaj policisë ishte kulmi i papajtueshmërive që kishim.
Sipas “kodit” të hakmarrjes sot duhet të gëzohesha me turmën.
Por drejtësia ka kuptim vetëm atëherë kur funksion llogjikisht, në mënyrë të barabartë e të drejtë, bazuar në fakte dhe jo e motivuar nga hakmarrja.
Bolshevizmat dhe ekstazat e drejtësisë popullore nuk i pranoj ndaj askujt. Qoftë ky edhe armiku im. Madje ndaj “armikut” më pëlqen drejtësia e drejtë më shumë…
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here