‘Arrestimi Tahirit’, Kryemadhi: Pse nuk arrestohen Erion Veliaj, Alqi Bllako dhe Armando Subashi kanë firmë tek afera inceneratorëve?

0
153

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është shprehur se qeveria po bën presion të hapur ndaj sistemit të drejtësisë pasi sipas saj, këto institucione po ngadalësojnë procesin e zbardhjes së aferës së incineratorëve.

Në një intervistë për Ora Neës, për gazetarin Everest Dedaj, Kryemadhi ka lëshuar akuza të forta duke thënë se edhe Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri është në kërkim qeveria shqiptare paguan miliona euro për ta.

Ok, zoti Tahiri kishte disa telefonata që e implikonin me Habilajt. Po zoti Erion Veliaj i cili ka ka firmë, firmë në shkresë për inceneratorin e Tiranës. Zoti Alqi Bllako i cili ka firmë në shkresë për inceneratorin e Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Zoti Armando Subashi i cili ka shkresë, ka letër, ka vendime, ka fakte të kryera me firmën dhe vulën e tyre për inceneratorin e Fierit. Dhe ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme. Nuk mendoj pasi mbaron e gjithë vepra, gjithë krimi i kryer dhe pasojat i hajnë qytetarët ne mendojmë që bëjmë sistemin e drejtësisë. Megjithatë është për t’u përgëzuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here