Luan Baçi mbi garën e 6 marsit: Basha mban peng vulën e partisë, Primaret zgjedhjet më të pastra

0
106

Luan Baçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ishte mesditën e sotme në një lidhje direkte me edicionin e lajmë në Syri Tv.

Baçi tregoi më shumë në lidhje me zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit dhe mbi kandidatët e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ të cilët garojnë në 6 bashki.

“Vështirësia që ka pasur partia Demokratike e vërtëtë dhe e rithemeluar për tu regjistruar, ka qenë e madhe për arsye se Basha mban peng vulën dhe siglën dhe do të lozi me këtë duke ditur që nuk ka rreth vetes anëtarë dhe simpatizantë të strukturave, thjesht mban vulën për të mashtruar dhe gënjyer. Ata e dinin që do të vije një moment i tillë ku Partia Demokratike do të ishte në vështirësi për tu regjistruar dhe u gjet një rrugë shumë domethënëse ligjore për tu regjistruar ne KQZ. Emërtesa ‘Shtëpia e Lirisë’ është emërtesa e koalicionit dhe nuk është emërtesa e një partie tjetër apo sigla e një partie të re.

Dihet, që para se të bëhej regjistrimi i këtij koalicioni ne kemi një aktivitet transparent në 6 bashki ku kemi zhvilluar si asnjëherë tjetër, zgjedhje të pastra si ato të Primareve.

Kandidatët e 6 Marsit janë kandidatë të Partisë Demokratike që janë votuar nga anëtarësia”, u shpreh anëtari i Komisionit të Rithemelimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here