U gëzove për burgun e Saimir Tahirit?

0
409
U mbush me meme dhe humor rrjeti dje dhe sot pas vendimit për dënimin me 40 muaj burg të Tahirit. Shumica e qyfyreve kishte bosht stereotipin e famshëm të sapunit kur bie në dush….
Qejf? Shfrymë?
Mirë!
Tani: Kupto se Saimir Tahirit gjykata i bëri një nder të jashtëzakonshëm! Jo në sasinë e paktë të muajve burg. Kjo është e fundit! Nderi i madh qe kualifikimi i veprës penale. “Shpërdorim detyre”. Mbase jo këtë Vit të ri, po tjetrin ve bast që ish Ministri i Brendshëm e ha në shtëpi gjelin e detit. Kur ti bëhet gjysma e dënimit edhe pa mik fare i takon të kërkojë lirinë me kusht.
Nëse gjykata do kish pranuar 12 vitet e kërkuara nga SPAK për trafik lëndësh narkotike dhe grup të strukturuar kriminal….
..si fillim ish ministrit do ti kishin sekuestruar edhe miun e shtëpisë. Kur ( nëse ) do të dilte nga burgu pas 10 – 12 vjetësh as karton për të fjetur rrugëve nuk do gjente….
….mirëpo… një ministër i brendshëm, i ruan, zakonishte, dy dokumenta a..dy përgjime a…Dhe, dy duar për një kokë! Po të vinte puna tek kjo akuzë, ka rrezik do tërhiqte, si një varg salçiçesh, shumë emra të nderuar qeverie, parlamenti e jo vetëm.
Kështuqë, kolegë të nderuar, që shpresoni se do “këndojë” në burg Saje Qorri? Joooo!! Me ” shpërdorim detyre” të gjithë janë të lumtur! Saja shpëton pasurinë dhe jetën e vet, kolegët ia hedhin për ca kohë, Ponc Pilati i drejtësisë i lau duart me burgosjen e një ish ministri, opinioni u ngop me barcoletat dhe memet e sapunit, zonja Kim shënoi tjetër sukses të reformës në drejtësi….
Por gjykata dje shpëtoi në rradhë të parë Edi Ramën. Nëse ministri i tij i “suksesshëm” dënohej për trafik narkotikësh dhe grup kriminal, gjithë hajgaret e kryeministrit me ” ku e ke hashashin” e të tjera të tilla në rradhë të parë do të kishin të paktën koston politike të dorëheqjes, për të mos thënë edhe bashkëpunimit, si vepër penale.
Ja kshu kshuuuu! Nëse ju argëtojnë fantazitë me sapunin në burg, kënaquni! Nëse ju ngop burgosja e një ish ministri, ngopuni! Jeni mësuar nga Enveri që, kur punët i shkonin mut, burgoste e vriste shokët e byrosë! Përkundrazi! Rama e burgosi bashkëpunëtorin që ta shpëtojë atë, të shpëtojë veten, ambasadën e SHBA nga dështimi i reformës në drejtësi dhe të ngopë popullim me cirk . Se me bukë çdo ditë e më vështirë po bëhet me e ngop!
397
31 komente
26 ndarje

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here