Zbulohet banda e hajdutëve të Kamzës dhe lista e biznesve që vodhën këto 4 ditë

0
138

Një hajdut nga Valiasi, K.B, 26 vjeç, i vjetër në profesion, u arrestua nga Komisariati nr.5 i Tiranës, si pjesë e bandës së hajdutëve që i masakronte bizneset në kët bashki. Dy bashkëpunëtorë të tij janë shpallur në kërkim, në kuadrin e  operacionit “Përsëritësit”:  A.B, 21 vjeç, edhe ky i dënuar më parë për vjedhje dhe po nga Valiasi si edhe E.S, 30 vjeç, banor i Kamzës.

Policia tha se ata, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje biznesesh në zonën e Kamzës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 4 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:

Më datë 10 janar 2022, në Laknas, Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur dy televizorë, një shumë parash dhe sasi pijesh alkoolike, në lokalin në pronësi të shtetasit I. Ç.;

Më datë 1 shkurt 2022, në rrugën “Berisha” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në marketin me menaxhere shtetasen B. G., 32 vjeçe;

Më datë 3 shkurt 2022, në rrugën “Demokracia” në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur në lokalin në pronësi të shtetasit B. K.;

Më datë 4 shkurt 2022, në lagjen nr. 5, në Kamzë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash, në laboratorin mjekësor me menaxher shtetasin G. D., 36 vjeç.

Atyre u janë sekuestruar 2 automjete, veshje që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, dhe sende të tjera të vjedhura. Vazhdon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here