Dikur Tahiri e ‘internoi’ në Akademinë e Policisë/ Kush është oficeri që i vuri prangat ish-ministrit në sallën e gjyqit

0
165

Dikur Saimir Tahiri e ‘internoi’ duke e çuar në Akademinë e Policisë.

 

Të premten Edmond Rizai ekzekutoi vendimin e gjykatës së Apelit të Posacëm duke shtrënguar pranga në duart e ish-ministrit të Brendshëm, i cili u dënua me 3 vite e 4 muaj burgim për shpërdorim detyre.

Edmond Rizai drejton sot Drejtorinë e Hetimit në Policinë e Shtetit, drejtori e cila kreu mbrëmjen e së premtes arrestimin e ish-ministrit Tahiri, në sallën e gjyqit.

 

Kush është Edmond Rizai

Ish-shefi i OFL në Policinë e Shtetit, Edmond Rizai ishte kandidat potencial me Gledis Nanon për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit.

 

Ka mbajtur poste drejtuese për një kohë të gjatë që nga shef komisariati deri te zv/ drejtor dhe drejtor i hetimit të krimit.

 

Rizai qëndroi për disa kohë në akademi dhe u rikthye në Policinë e Shtetit si drejtues i drejtorisë hetimore në policisë e Shtetit, ish OFL, pas largimit të Artan Shkëmbit, kur erdhi ministër i Brendshëm Bledi Çuçi.

 

Rizai ka qenë gjithashtu një ndër hetuesit e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here