Në Rrogozhinë u prezantua sot kandidati i Lulzim Bashës për kryetar bashkie në zgjedhjet e 6 marsit.
Për prezantimin e Ferdinand Saraçit kishin shkuar nga Tirana, Grida Duma, Gazment Bardhi dhe Dash Sula.
Pamjet e këtij takimi janë shpërndarë në rrjetet sociale, por, po me të njëjtën shpejtësi janë kthyer në meme.
Të gjithë të veshur me të zeza dhe me kokën ulur.
Pamjet flasin vetë. Të pranishmit duken si në ceremoni mortore dhe jo në fushtë elektorale.
Që në ditën e parë e prezantuan si humbës kandidatin e Bashës, pa pritur zgjedhjet.