Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , në mbledhjen e kësaj të hëne ka shqyrtuar kërkesën e Gazment Bardhit për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.
Pak ditë më parë kanë qenë njerëzit e Bardhit në KQZ që kanë kundërshtuar regjistrimin e koalicionit të opozitës për zgjedhjet e 6 marsit.
Por kjo kërkesë e tyre është gjetur si e paligjshme dhe është hedhur poshtë nga KAS gjatë ditës së sotme.