“Gjykata le të votojë 20-0″/ Meta: Kjo është një çështje që do të shkojë në një gjykatë Europiane

0
170

Në një intervistë për Syri Tv, Meta u shpreh se ai e ka provuar që i ka fituar të gjitha betejat me Kuvendin.

Sipas Kreut të Shtetit, në shkarkimin e tij, janë përfshirë dhe disa diplomatë të huaj të cilët kanë luajtur lojë të pandershme, edhe në Komisionin e Venecias.

“Ilir Meta mund të bënte një kompromis me Edi Ramën dhe do ishte Presidenti më i mirë, që ka pasur historia. Por, Ilir Meta është i lidhur me popullin shqiptar, është i lidhur me Kushtetutën.  Nëse ka njëri që do të niset drejt një majë do arrijë atje ai, jam Unë! Unë i kam fituar disa beteja me Kuvendin, dhe me disa ndërkombëtarë në Venecia dhe të gjitha betejat i kam fituar.Gjykata le të votojë 20-0. Unë i kam fituar të gjitha betejat me Kuvendin, edhe me disa ndërkombëtarë që kanë bërë lojë të pandershme në Venecia. Kjo është një çështje që do të shkojë në një gjykatë Europiane. Pasi në mbrojmë një institucion, jo Ilir Metën. Duhet të respektojmë këtë institucion. Edhe një President kur të vijë, të ketë kurajon të mbrojë Kushtetutën e Shqipoërisë. Të mos mendojë që siç ja bënë Metës, të ma bëjnë dhe mua” – tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here