Ndërsa pritej në Gjykatën Kushtetuese vendimi për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta, seanca është ndërprerë një orë me qëllim që palët të thonë fjalën e tyre përfundimtare.
Në këtë pauzë, Bledar Dervishaj, këshilltari ligjor i Presidentit, ka dhënë një deklaratë para mediave ku ka demaskuar manipulimet që i janë bërë provave për këtë çështje.