Aktorja e njohur së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
Bëhet fjalë për Shay Mitchel, e cila zbuloi lajmin vetëm pak ditë pasi gjyshja e saj ndërroi jetë.
Shay ka publikuar disa fotografi ku shfaq barkun e rrumbullakosur dhe fansat menjëherë u emocionuan.
“T’i thuash lamtumirë një të dashuri ndërsa njëkohësisht të përjetosh gëzimin e mirëseardhjes së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës. Është gjithashtu sezoni im më sfidues deri më sot”- shkruante aktorja në postim.
Mitchel dhe Babel janë prindër të një vajzë 2 vjeçare, Atlas, e cila erdhi në jetë në tetor 2019.
Ajo ka folur për mënyrën si u përball me depresionin gjatë shtatzënisë së saj të parë.
“Zakonisht, jam tepër aktive dhe dal shumë, por në vend të kësaj, kryesisht qëndrova në shtëpi për të shmangur shikimet dhe pyetjet. Isha jashtëzakonisht e vetmuar. Shtatzënia mund të jetë një kohë e vështirë, veçanërisht nëse ju duhet ta fshihni atë. Pasi dola publikisht, ndjeva një valë të madhe lehtësimi dhe më në fund arrita të filloja ta shijoja shtatzëninë”- ka pranuar më parë aktorja.