‘Falsifikimi me letrën e Kuvendit’, Kryemadhi: Mazhoranca ka ngelur pa tekst, prokuroria nuk vepron

0
223

LSI do të depozitojë në Kuvend nismën për hetimin e çështjes së shkresës të cilën e denoncoi Bledar Dervishi gjatë seancës së të hënës në Gjykatën Kushtetuese. Aktin, kryetarja e LSI, Kryemadhi e ka cilësuar të rëndë dhe një manipulim të pastër. Nëse do të ishim në një vend normal u shpreh ajo, prokuroria do të kishte zbarkuar në Kuvend dhe çështja për shkarkimin e presidentit në Kushtetuese do të mbyllej.

‘Ne si LSI jemi shumë të qartë në të gjitha pozicionimet tona të kauzave tona opozitare që kemi. Pavarësisht se jemi me 4 deputetë do të depozitojmë edhe nismën përsa i përket skandalit që ka ndodhur me shkresat e Kuvendit për falsikimin në çështjen e presidentit. Është momenti për të parë sesa të vërteta janë ndjenjat dhe aksionet opozitare. Sot ne këmi një mazhorancë e cila ka ngelur pa tekst, me atë manipulim që ka bërë në Kuvend që është shumë e rëndë. Dhe asnjëri nuk merret me të. As mediat nuk merren. Po të kishte prokurori, prokuroria duhet të shkonte automatikisht të bllokonte komplet arkivën e Parlamentit. Po të kishte një Gjykatë Kushtetuese normale do të thonte: Kjo çështje mbyllet, ke sjellë një provë të falsifikuar. Nuk mund të ndodhë kjo, sepse këtu çdo gjë është e kapur’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here