Gjykata e Lartë refuzon rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe dhe vartësit e tij. Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në burg ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua me dyshimin për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë. Por ish-kryebashkiaku bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila e ka hedhur poshtë kërkesën e tij për liri.
Gjykata vendosi mospranimin e rekurseve të paraqitura nga personat nën hetim Fatos Tushe, Flamur Peqini, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Bujar Murati kundër vendimit nr.24, datë 28.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Fatos Tushe dhe zyrtarët e tjerë akuzohen nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.