Aksidentet automobilistike me pasojë vdekjen në vend, reagon Meta: I bëj apel Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës të marrin masa të menjëhershme

0
80

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve në rrugët e vendit.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai thotë se vetëm gjatë 10 ditëve të fundit kanë humbur jetën 10 qytetarë e janë plagosur mbi 25 të tjerë në aksidente automobilistike.

Kjo sipas kreut të shtetit përbën një bilanc tragjik e të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave. Meta apelon autoritetet përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe ministrinë e Infrastrukturës që të marrin masat e nevojshme. E po ashtu, një thirrje ka edhe për shoferët.

Postimi i Metës:
Shpreh shqetësimin e thellë për rritjen e numrit të aksidenteve dhe humbjen e jetëve të shtetasve shqiptarë në rrugët e vendit.
Sipas raporteve zyrtare, në 10 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 10 qytetarë dhe mbi 25 janë plagosur në aksidente automobilistike në akse të ndryshme rrugore të vendit, çka përbën një bilanc tragjik të paprecedentë për numrin shumë të lartë të viktimave në këtë periudhë të vitit.
Ju apeloj autoriteteve përgjegjëse të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës të marrin masa të menjëhershme për rritjen e sigurisë rrugore, në mbrojtje të jetës së qytetarëve.
Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm në drejtimin e automjeteve të tyre dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here