I ftuar në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, një prej banorëve të lagjes ‘5 Maj’, Benard Hoxha i cili është shoqëruar në polici ka hedhur akuza në drejtim të IMT-së, bashkisë dhe kryeministrit.
Në reagimin e tij, zoti Hoxha ka përgënjeshtruar komentet e bashkisë se gjoja ndërtesat janë pa leje, duke publikuar në media certifikatën e pronësisë për 505 m ndërtim.
Ferko: Me çfarë motivi ju shoqëruan në komisariat?
Hoxha: Pas mëngjesit të tmerrshëm dhe pasi u shpërndamë familajrish, po rrinim te inertet duke i rënë kokës me grushta pas shembjes, ca nga prindërit tanë u shpërndanë pasi ishin bërë dhe unë po rrija me një kushëririn tim pamë një furgon policie dhe dhjetëra policë që më thanë që duhet të shoqërohem. Normal nuk e kundërshtova dhe kur shkova në polici më thanë që ke ofenduar policinë, ke kanosur punonjësit e policisë. Nuk e di nëse kanë pritur ti prisnim me duartrokitje për shembjen e shtëpisë nuk e kam idenë.
Më mbajtën në komisariat rreth dy orë pasi nuk kishin asgjë kundër meje, nuk kanë pasur se çfarë të bëjnë, janë presione sepse pas shembjes mendojnë se do ndalemi por kjo ska për të ndodhur kurrë.
Jemi dy familje që na janë shembur shtëpitë tona gjatë ditës së sotme, shtëpia e imja dhe e xhaxhait dhe ne e kemi kundërshtuar. IMT-ja është hedhur në sulm si një bandë grabitësish. Mamaja ime 60 vejce është tërhequr zvarrë nga IMT-ja ndoshta kanë pasur frikë nga reagimi i saj, nuk e di të them.
Ne nuk jemi dakort me atë kontratë, është një kontratë nul. Media e ka bërë publike që e ka bërë bashkia, por është nul sipas ekspertëve të fushës. Ofron vetëm një banesë sociale dhe një bonus qeraje. Unë kam një certifikatë pronësie pasi kryeministri thotë që janë pa leje dhe në komentin e tij në Facebook. Bashkia ka thënë që janë ndërtime pa leje por unë disponoj certifikatën e pronësisë për 505 m ndërtesë.