Përfundon takimi tek Presidenca, banori: Ja çfarë na tha Meta

0
158

Banorët e zonave që preken nga ndërtimi i projektit të Unazës së Madhe, si dhe banorët e 5 Majtit, të cilët preken nga rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti i 2019, kanë zhvilluar sot një takim me presidentin Ilir Meta.

Pas takimit me kreun e shtetit, banorët e ‘5 majit’, ‘Laprakës’, ‘Paskuqanit’ dhe të ‘Kombinatit, thanë se Meta u kishte kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me çështjen e gjithashtu për t’u konsultuar me juristë për një qëndrim të saktë. Ndërkohë që ndër të tjera, banorët gjithashtu paralajmëruan se protestat do të vijojnë.

“Presidenti ishte gati të na priste, shqetësimi ynë është prona. Ia adresuam kaosin dhe na tha do të konsultohem me juristët e do të shohim se çfarë mund të bëj. Shpresoj që të ketë zgjidhje ligjore.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në Paskuqan. Skenarin e 5 majit do ta shohim kudo ku ka një projekt. Kjo është kërkesa jonë që të merret një zgjidhje para se të vijnë fadromat.

Variant nga ne? Në kushtet që jemi sot Bashkia ka nisur shembjen pa dhënë një zgjidhje. Të dëmshpërblen banorët dhe t’u jepet afat që të çmontojnë banesat, por pa u dhënë paratë mos të ndërmarrin asnjë vendim.

Do të vazhdojmë protestat. Ka pasur një ultimatum për grevë urie. Do të vijë. Janë gurët e fundit që po i lëvizim për të marrë një zgjidhje. Në momentin që do të marrim një zgjidhje nuk do të ketë grevë urie,”-tha Bled Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here