Zgjatja e afatit të vetingut, Paloka: Kush voton për farsën në drejtësi, shërbëtor i Ramës

0
95

Deputeti i PD-së Edi Paloka ka reaguar një ditë para seancës në parlament ku do votohet zgjatja e afateve për komisionin e vetingut, duke e bërë publik qëndrimin e tij kundër.

Në reagimin e tij në Facebook, Paloka ka theksuar se ‘kush voton për ti zgjatur jetën një komisioni të përbërë nga familjarë të afërt të qeveritarëve, i cili në të gjithë aktivitetin e tij ka marrë vendime politike, duke kthyer në farsë reformën në drejtësi, është thjesht shërbëtor i Ramës në kapjen e plotë të drejtësisë!

Gjithashtu Paloka i ka bërë thirrje edhe deputetëve të PD-së, duke i kujtuar se me votën e demokratëve nuk mund të bëhen pjesë e një procesi të tillë

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Ne pamundesi per te qene neser prezent ne seancen parlamentare ku do te diskutohet dhe votohet per zgjatjen e afatit te komisionit te Vetingut, po bej publik qendrimin tim “KUNDER “!

Kush voton per ti zgjatur jeten  nje komisioni te perbere nga familjare te afert te qeveritareve, i cili ne te gjithe aktivitetin e tij ka marre vendime politike , duke kthyer ne farse reformen ne drejtesi, eshte thjeshte sherbetor i Rames ne kapjen e plote te drejtesise ! Deputetet qe jane ne ate Parlament me voten e demokrateve , nuk mund te behen pjese e nje procesi te tille.

Neser do te jemi perpara nje fakti tjeter qe do te tregoje qartazi se cila eshte opozita e vertete dhe kush eshte kthyer ne bishtin e Rames me zi se “opozita e kerperates dhe jenisherit”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here