Balluku tallet me deputetin e Bashës: As që ma ndjen fare…

0
138

Gjatë seancës parlamentare është zhvilluar një interpelancë mes ministres Belinda Balluku dhe deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj. Shkak kanë qenë lajmet e publikuara në media se kompania fituese për projektin në portin e Durrësit ka shitur aksionet në një kompani që konsiderohet fantazmë. Balluku tha se ndaj projektit është hedhur një tymnajë. Ajo u shpreh se investitori Mohamed Alabbar, kur ka investuar në Mal të Zi ka qenë për t’u pasur zili, ndërsa kur ka ardhur në Shqipëri është trajtuar nga opozita si aferë korruptive.

Por gjatë debateve me njëri-tjetrin, nuk kanë munguar edhe debatet e forta mes tyre. Balluku iu drejtua Xhaferrajt duke i thënë se “nuk ka as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë”. Ndërsa deputeti tregoi dy vijat e kuqe që e pengojnë ta etiketojë ministren “me buqetën e epiteteve shumëngjyrëshe që ju meritoni”.

Belinda Balluku: Zoti Xhaferraj nuk kam as djalë sekser tokash, as vëlla që shet e blen apartamente nëpër Tiranë. Sa për mbiemrat që flisni ju as nuk ma ndjen fare se mua më flet puna, por duhet të keni parasysh që ky vend do zhvillohet, do zhvillohet mbi plane të miratuara dhe nuk i referohet më kush dhe askush planeve tuaja të 2009. Procedurat janë transparente dhe keni të drejtë t’i kërkoni siç i kanë kërkuar edhe kolegët tuaj dhe i keni parasysh që i shikoni, t’i referoheni datave, kur është bërë tenderi, kur nuk është bërë tenderi… në datë 31 nuk punohet në Shqipëri? Lërini akuza të tilla sepse ju kanë rënë poshtë që ditën e parë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here