Sekretari i shkarkuar i PD Gazment Bardhi në një postim në rrjetin social Facebook ka nisur aulmet në drejtim të kandidatit për kryetar bashkie në Lushnje Elton Bano.
Bano është emri që doli nga primart, ndërsa në zgjedhjet e 6 marsit ai do të marrë pjesë nën logon e koalicionit Shtëpia e Lirisë.
Bardhi, akuzon Banon se ndër vite ai ka qenë mbështetës i LSI dhe se ka punuar fort kundër kandidatëve të PD.
“Koalicioni LSI – PDK në Lushnjë paska shpifur sot kundër PD.
Demokratët e Lushnjës e kanë të qartë se kush i ka shërbyer Edi Ramës në Lushnjë që nga 2007.
Faktet më poshtë po i listoj për çdo demokrat në Shqipëri, se demokratët e Lushnjës janë të qartë:
Është fakt që kandidati i LSI+PDK Elton Ilir Bano në 2007 ka punuar për kandidatin e LSI për Bashkinë Lushnje Albert Sanxhaku kundër kandidatit të PD Florian Dani.
Është fakt që kandidati LSI -PDK Elton Ilir Bano në 2011 ka këmbëngulur dhe mbështetur që Bashkia Lushnjë t’i lihet zonë e lirë LSI.
Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në 2013 ka punuar për LSI duke mbështetur ardhjen në pushtet të Edi Ramës.
Është fakt që kandidati LSI-PDK Elton Ilir Bano në vitin 2017 ka punuar hapur për kandidaten e Partisë Socialiste Tatiana Pirro duke mbështetur qëndrimin në pushtet të Edi Ramës.
Është fakt që në 2022 kandidati i LSI-PDK Elton Ilir Bano po shërben si oksigjen për kandidaten e Edi Ramës në Lushnjë në dëm të demokratëve lushnjarë dhe Partisë Demokratike.
Strehimi i Elton Ilir Banos në “Shtëpinë e Ilirit” dhe LSI nuk është lajm i ri për demokratët e Lushnjës; është thjesht bashkëpunimi i radhës! Ndërkohë që demokratët e Lushnjës janë bashkë, në shtëpinë e tyre – Partinë Demokratike, në mbështetje të kandidatit të PD Indrit Sefa, kundër Edi Ramës dhe kandidates së Taulant Ballës në Lushnjë” shkruan Bardhi.
Por kundër sekretarit të Bashës kanë reaguar demokratët, të cilët “i kanë treguar vendin”.
Një demokrat i shkruan se në 6 mars, do marrin përgjigjen e merituar uzurpatorët e PD.
“Gaz Bardha ,njeriu me i shpifur!6 Marsi do va jap pergjigjen bravaxhinjve dhe uzorpuesve te vules e logos se PD-se”, shkruan demokrati.
Ndërsa një tjetër i kujton arritjet që kanë fituar nga Berisha, duke e quajtur Bardhin dhe të tjerët si mosmirënjohësa. “Po ju pasekeni qene plera te mdhaja mor O ordinera o mosmirnjohes A e kuptoni ce ju po e mbani ne pushtet edi ramen Se me sali berishen as ne enderr nuk e shifte kryeministrin O buk shkelun O mbeturina”, shkruan demokrati./CNA.al