Vetingu në Kuvend, Berisha: Proces i flakur, është përdorur për spastrime krahinore, klasore dhe fetare

0
144

Sali Berisha ka zbuluar votën e tij për zgjatjen e afateve të organeve të vetingut, që pritet të votohet këtë të enjte në kuvend. Ai është shprehur se është kundër këtij amendamenti.

Berisha ngriti akuza të rënda duke thënë se Vettingu është përdorur për spastrime krahinore, klasore dhe fetare.

“Është bashkëqeverisja e pengut me pengmarrësin. Unë i kam shprehur të gjitha qëndrimet e mia ndaj këtij procesi gjigant korruptiv që shoqërohet në çdo hap me shkelje të rënda ligjore të konstatuara dhe që u përdor për gjah shtrigash nga Rama, me ndihmën e mikut të tij Soros. U përdorën disa standarde, u përdor për spastrime krahinore, klasore dhe fetare të sistemit të drejtësisë. U përdorën disa standarde. Ky është një proces i flakur që nuk e beson më shoqëria shqiptare. Unë kurrë nuk do të votojë atë që nuk e beson shoqëria shqiptare”, u shpreh Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here