Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë antikanabis në shkallë vendi këtë të premte.
Uniformat blu po ushtrojnë kontrolle në disa qytete të vendit.
Operacioni po kryhet me kontrolle të territorit, në ambiente të ndryshme, magazina, banesa, sera, për të goditur raste të kultivimit të kanabisit.
Operacioni është në vijim dhe priten detaje nga policia.