Lideri historik i PD, Sali Berisha përcolli mesazhe të forta nga Shkodra, ku prezantoi Bardh Spahinë si kandidat për kryetar bashkie.
Duke u shprehur i bindur se qytetarët do të votojnë për kandidatët e koalicionit opozitar ‘Shtëpia e Lirisë’, Berisha tha se vota e 6 marsit do të jetë edhe votë kundër qeverisë.
Qytetarët në 6 mars, shtoi Berisha, do të votojnë për t’i prerë biletën sa më shpejt ‘kryetarit të Meduzës’ në Tiranë.
“Në këto zgjedhje ju votoni për kryetarin e ri të bashkisë, por votoni edhe për të përcjellur, për t’i prerë biletën sa më shpejt kryetarit të Meduzës në Tiranë, Edvin Ramës. I cili ka përdorur çdo mjet dhe degradoi te zgjedhjet me tritol dhe me drogë. Ka bërë çdo gjë për të shkelmuar votën tuaj dhe të shqiptarëve në tërësi.
Armik i egër i Shkodrës dhe kjo vetëm e vetëm si hakmarrje primitive atërore. Nuk mund të pajtohet ai kurrë me qëndrimin e Shkodrës dhe shkodranëve ndaj komunizmit, regjimit të etërve të tij. E diskriminoi, i ndërpreu të gjitha investimet, bëri gjithçka por nuk e mposhti dot“, u shpreh Berisha.